Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas njoftimit, policia ka sekuestruar pistoleta me gaz, gëzhoja dhe dy fishek janë sekuestruar, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE Rr. Isuf Sokoli, Prishtinë 20.07.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Pistoleta me gaz, pesë gëzhoja dhe dy fishek janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...