Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, tha se incidenti në Komoran nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor që po zhvillohet sot
“Incidenti në fjalë nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, ka të bëjë me tre të dyshuar që kanë precedent penal dhe nuk lidhet me procesin zgjedhor. Nuk dihen në detaje, por sipas informative të para që kemi, kjo lidhet me një mosmarrëveshje të mëhershme para tri javësh, të njëjtit janë të dyshuar për grabitje e e vepra penale ordinere dhe nuk lidhen me procesin zgjedhor”, tha Gashi.
Tutje prokurori i Themelores në Prishtinë, tha se e rëndësishme është që ky rast nuk cenon integritetin e procesit zgjedhor.
“Janë tre persona të involvuar, të tre personat sipas informatave që ne i posedojmë të njëjtit kanë të kaluar kriminale. Nuk ka asnjë person të lënduar, mirëpo ka dëmtim prone pasi të njëjtit fillimisht janë goditur me disa shufra metali që kanë dëmtuar veturën këtu afër dhe njëri nga personat e dyshuar nga brenda ka gjuajtur me armë”. Ai tha se po i marrin kamerat e pasi t’i shohin ato do të dalin me detaje të tjera.

U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...
Orav: BE-ja qëndron përkrah Kosovës
Konjufca mirëpret heqjen e masave ndaj Kosovës: Presim progr...
Vrasja në Gjakovë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim ndaj...
U kap me 100 gramë drogë në Morinë nga policia e Shqipërisë,...
FSHF zbulon programin e Kombëtares nga shpallja e listës der...