Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Gllogjan të Deçanit, ku dy persona janë lënduar, ndërkaq dyshohet se dy të tjerë kanë humbur jetën.
Sipas informacioneve, me armë zjarri është gjuajtur në drejtim të një autobusi ku dyshohet se shoferi ka mbetur i vdekur dhe një vajzë rreth 16-vjeç.
Lajmin për arbresh.info e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...