Një person është plagosur të martën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:40, në rrugën Maliq Pashë Gjinovci në Prishtinë.
Tutje, në raport thuhet se në vendin e ngjarjes si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Prishtinë / 27.08.2024-22:38. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe është trajtuar në QKUK-së, pasi që i njëjti dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast, ndërsa dyshohet edhe për persona tjerë të përfshirë. Në vendin e ngjarjes si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin nga policia./Arbresh.info/
LEXO EDHE;
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, lëndohet një person – arrestohet një i dyshuar
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...