Xh.Rr, zyrtar i Policisë së Kosovës në rajonin e Fushë Kosovës është transferuar nga kjo pikë.
E gjithë kjo pas një incidenti që ka pas ditë më parë me B.B ,shofer i drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Kështu ka mësuar arbresh.info ka burimet e saj brenda Policisë së Kosovës.
Gjithashtu ky burim ka bërë të ditur se i gjithë incidenti ka ardhë si pasojë e një dënimi për kundërvajtje të cilin Xh.Rr ia kishte shqiptuar shoferit të Qalajt.
Ky i fundit ka filluar me kërcënime ndaj policit duke deklaruar se do ta largoj edhe nga puna.
“Unë jam ai që të suspendoj, por edhe të largoj nga puna”, i ka thënë B.B, pjesëtarit të Policisë së Kosovës.
E më pas ngjashëm edhe kishte ndodhur, më 20 janar 2020 kishte hyrë në fuqi transferi i B.B.
Arbresh.info ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë për rastin, por që nuk ka marrë përgjigje./arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit