Policia Rajonale në Viti ka hasur në një kundërvajtës në rrugën ‘Kemal Azizi’, i cili në zonën e shpejtësisë 40 km/h ka vozitur me shpejtësi 100 km/h.
Në njoftim thuhet se të njëjtit, i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...