Një 25-vjeçar është gjobitur nga policia në vlerë prej 500 euro në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj.
Sipas policisë, gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi B.K., kishte të shqiptuar një masë të mëhershme të heqjes së patentë shoferit nga 17 prilli deri më 16 korrik të këtij viti, por i njëjti po drejtonte veturën në kundërshtim me këtë vendim.
“Si pasojë, ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje trafiku në vlerë prej 500€, janë aplikuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj”.
“Për shkak të pikëve të akumuluara dhe kundërvajtjeve të përsëritura, është vendosur edhe masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh, si dhe është konfiskuar automjeti”, thuhet në njoftimin e policisë
Tutje, Policia Rajonale e Ferizajt tha se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për të siguruar respektimin e ligjeve në komunikacion dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...