B.M 19-vjeçar është gjobitur në Ferizaj me 500 euro, 5 pikë negative dhe me një vit marrje të patentë shoferit, pasi në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h, ai voziti 117 km/h.
“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin B.M (M/K) i moshës 19 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 117 km/h. Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe një ( 1 ) vit masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë shenjat e komunikacionit.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/


Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...