Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ( e mërkure) rreth orës 03:00 në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj ka ndaluar shoferin, i cili ishte duke drejtuar veturën e udhëtarëve nën ndikimin e alkoolit me 1.00 %0 promila.
Në lidhje me këtë ndaj shoferit me inicialet M.R (M/K) i moshës 29 vjeçar, i është shqiptuar një gjobë 200 euro dhe dy pikë negative, dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe u përjashtua nga komunikacioni.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet tutje në njoftimin nga policia./Arbresh.info/


Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify