Gjobë ndaj shoferit 21 vjeçar në Ferizaj, në zonën 40 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h

08:10 | 4 Tetor 2022

Policia në Ferizaj në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm ka ndaluar një shofer 21 vjeçar i cili me automjet shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim të shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan ku në zonën 40km/h zhvilloi shpejtësi 129km/h.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj sot në ora 02:00 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Bibaj” të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në këtë rast, Policia e Komunikacionit Rrugorë shoferit me iniciale L.C., i shqiptoi gjobë 300 euro, tri pikë negative dhe gjashtë muaj heqje e patentë shoferit.

“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet L.C (M/K) i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thonë tutje nga Policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale