Një qytetar në Kosovë është gjobitur me 300 euro dhe i është pezulluar patentë shoferi për tre muaj, pasi ai kishte drejtuar veturën me shpejtësi 193 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë.
Siç njofton policia shoferit i janë hequr edhe 3 pikë nga patentë shoferi.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 193 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Policia e Kosovës vazhdon me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet nga Policia e Kosovës./arbresh.info/
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës