Kreu i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vdekjes së mjekut Kosovar, Kujtim Zarari, duke shprehur ngushëllime për të afërmit dhe ata që e kanë njohur mjekun nga Gjakova.
Zarari kishte qenë drejtor në qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.
Ai ka vdekur si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.
“Të nderuar qytetarë,Jemi thellësisht të pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Kujtim Zarari, njëkohësisht Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Një doktor i ndershëm dhe i palodhur, i cili na shërbeu gjatë tërë jetës së tij. Humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për të gjithë ne, e cila urojmë të jetë e fundit!”, ka shrkuar Gjini.
“Përpjekjet e stafit shëndetësor, për kolegun e tyre ishin të jashtëzakonshme, por fatkeqësisht Dr. Kujtim Zarari humbi betejën kundër COVID-19.Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zarari, miqtë dhe kolegët e të ndjerit”, ka shtuar ai.
“Qytetarë të dashur, edhe një herë, ju lusim për kujdes të shtuar. Respektoni të gjitha rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve për parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm. Të ruajmë jetën tonë dhe më të dashurve tonë.Nderim i përhershëm për Dr. Kujtim Zarari!”, ka përfunduar Gjini.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...