Kandidati i AAK’së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, është i bindur për fitore në Gjakovë. Thotë se qytetarët e komunës njohin qeverisjen e atij dhe Kusari-Lilës pasi të dy kanë qeverisur me këtë komunë.
“Gara ime është me vetëvetën tash e jo me zonjën Kusari-Lila. Unë nuk jam tu bo garë me to”, tha Gjini.
“Më 2017 partia politike ka qenë aset kryesor për me i fitu zgjedhjet në Gjakovë. Por tashti, unë jam kryetar komune për katër vjet, nuk bën punë as partia as kurgjo me mi fitu mu zgjedhjet nëse unë s’kam qeverisë qysh duhet”, shtoi ai.
“Mujnë me ardhë më fjet aty por nuk bën punë. Qeverisjen time tash e vlerësojnë qytetarët dhe jo partinë”, tha Gjini në Pressing.
“Sa nuk mundet me i ndihmu Albin Kurti Mimoza Kusari-Lilës aq mundet me më ndihmu Ramush Haradinaj mu se qytetarët kanë me vendos në mes të neve dyve se na kanë parë të dyve në qeverisje”, theksoi Gjini.
“Jam i bindur se në Gjakovë nuk ka balotazh, edhe matjet e thonë një gjë të tillë edhe kemi me ecë më tutje”, tha ai.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...