Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini tha se NISMA i është ofruar Vetëvendosjes për koalicion.
“Nisma me tri vota është afru për koalicion, e vërteta që na e dimë është që NISMA i është ofruar VV për koalicion”, tha Gjini.
Tutje, ai tha se sjelljet e Listës Serbe e kanë përjashtuar mundësinë për të qenë pjesë e një koalicioni.
“Çështjen e parë që po e dimë është që VV ka problem me numrat, e dyta që po e dimë që edhe me narracion edhe me sjellje të Listës Serbe e kanë përjashtuar mundësinë për të qenë pjesë e një koalicioni”, në Rubikon.
“Ne i kemi 9 deputetë që askush nuk po i do, dhe të gjithë e kanë një ndjenjë problematike për Listën Serbe në këtë fazë”.
Ai potencoi se Lista Serbe do t’i fitojë katër komunat dhe kjo sipas tij është evidente.
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...
Shtrenjtohen biletat e autobusit, nga sot 2 euro për linjën ...
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri