Në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë gjatë inspektimit të një klase në çantën e librave të të dyshuarit (nxënës i kësaj shkolle ) është gjetur një armë zjarri e llojit EKOL Special 99 , cal.9 mm me një karikator dhe tre fishek.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurakaj, i cili ka thënë se patrulla policore ka shoqëruar të dyshuarin në Stacionin policor në Malishevë nga i cili në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës i është marrë deklarata me shkrim.
Tutje Gjurkaj tha se, arma e zjarrit së bashku me dëshmitë tjera është konfiskuar, është informuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka udhëzuar të iniciohet procedurë penale për armëmbajtje pa leje.
Datë 26.01.2022 rreth orës 09:00 të mëngjesit nga e stafit të Gjimnazit ,,Hamdi Berisha” në Malishevë Stacioni policor – Malishevë është informuar se gjatë inspektimit të një klase në çantën e librave të të dyshuarit- të miturit (nxënës i kësaj shkolle ) është gjetur një armë zjarri e llojit EKOL Special 99 , cal.9 mm me një karikator dhe tre fishek adekuat për te njëjtën armë. Patrulla policore ka shoqëruar të dyshuarin në Stacionin policor në Malishevë nga i cili në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës i është marrë deklarata me shkrim. Arma e zjarrit së bashku me dëshmitë tjera është konfiskuar, është informuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka udhëzuar të iniciohet procedurë penale për armëmbajtje pa leje, si dhe i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. /arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...