Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar programin USAID TEAM për mbështetjen dhe ankazhimin.
Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, janë miratuar sot dy dokumente të rëndësishme komunale, Libri i Proceseve për Menaxhimin e Financave Publike Komunale dhe Kodi i Etikës Komunale.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar programin USAID TEAM për mbështetjen dhe ankazhimin një vjeçar në realizimin e këtyre dy dokumenteve të rëndësishme komunale, thuhet në njoftim.
Haziri ka konfirmuar se këto dy dokumente tashmë do të botohen në formë të broshurave, e të cilat do t’u shpërndahen të gjithë zyrtarëve komunal.
Të dy dokumentet e sipërpërmendura janë pjesë e planit të punës të Departamentit Qendror Harmonizues të Ministrisë së Financave.
Dokumentet janë pjesë e detyrimeve që kërkohen nga qeveria dhe për t’u konsideruar dokumente zyrtare, ato është dashur të aprovohen zyrtarit nga kryetari i Komunës.
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...