Drejtorët e programeve të USAID-it amerikan, i AKT US, Amy Denkenber dhe Artan Avdiu i AKT LS, kanë vizituar sot Komunën e Gjilanit, ku janë pritur nga shefi i kabinetit të kryetarit Haziri, Arbër Ismajli.
Në takim është biseduar për mbarëvajtjen e projektit të USAID-it “Avancojmë Kosovën së Bashku” dhe për koordinim të aktiviteteve në vazhdim.
Ndër të tjera, në këtë takim Ismajli ka kërkuar nga USAID-i që të mbështesë organizimin e Panairit Regjional për promovimin e produkteve vendore “Gjilani 2015”, kërkesë e cila mbetet të shqyrtohet nga përfaqësuesit e programeve të USAID-it në ditët në vazhdim, njoftoi zyra komunale për informim.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...