Në fshatin Velekincë në komunën e Gjilanit, një person ka hasur në dy granata dore të pashpërthyera tek ura e Moravës, shkruan arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante, ku kanë bërë deminimin e mjeteve në fjalë.
“Fsh. Velekincë, Gjilan 03.05.2021-11:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, tek ura e Moravës, ka hasur në (dy) mjete të dyshuar të pashpërthyera-granata dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it për deminim kanë tërhequr mjetet e dyshuara F-1, për t’i dërguar në një vend të sigurt për asgjësim”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...
Kapet në Ferizaj dileri nga Shqipëria, i sekuestrohet droga
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...