Shumica e pacientëve të infektuar me Covid-19 nga Gjilani po trajtohen në shtëpi.
Para disa muajve ishte mbushur plot me pacientë.
Gjilanasit që u prekën me Covid 19, morën trajtim në spitalin e këtij qyteti.
Muaj më vonë, gjendja në spitalin rajonal të Gjilanit është përmirësuar.
Drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit Nysret Hajrullahu thotë se aktualisht këtu po marrin trajtim 18 pacientë.
Hajrullahu shprehet i kënaqur me menaxhimin e situatës në spital.
Ndryshe nga qytetet tjera, në Gjilan pacientëve të prekur me virusin korona u janë ofruar shërbime edhe në shtëpitë e tyre.
Ndërsa të shtunën në komunën e Gjilanit janë raportuar 13 raste të reja pozitive me Covid 19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë./t7
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë