Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.
Në takim u bë e ditur se Gjilani aktualisht ka 377 raste aktive me COVID-19, ndërkaq ka dalë apeli për qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.
Sipas një njoftimi të komunës, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 15769 mostra, 4322 kanë rezultuar pozitivë, 3829 janë shëruar, 116 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 377 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 85 persona dhe 452 mostra në pritje për rezultat./arbresh.info/
Kongresi i Bashkimit të VLEN në një parti, Kurti dhe Mickosk...
Osmani reagon me video: Qytetarët folën me një zë për ‘kthim...
U bllokua nga rrëshqitja e dheut, hapet rruga Junik – Gjerav...
Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin q...
Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqip...
Ministria e Bujqësisë njofton konferencë për nesër për sekto...