Gjetja e 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Kurti falënderon ekipet e angazhuara dhe ngushëllon familjen Latifi

19:33 | 29 Korrik 2025
E.G

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti ka falënderuar të gjitha ekipet e angazhuara për angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit

Në një postim në Facebook, ai u shprehu familjarëve ngushëllime për humbjen, shkruan Arbresh.info.

“Falënderoj Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit. Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe.”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka gjetur e trupin e pajetë të 33-vjeçarit që u mbyt të dielën në Liqenin e Ujmanit.

“Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.”, thuhej në njoftim.

Tutje thuhet se pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

FSK konfirmon gjetjen e trupit të pajetë i 33-vjeçarit që u mbyt në Liqenin e Ujmanit

Të ngjashme