Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka përvetësuar një portofol të gjetur në parkingun e një pompe derivatesh në magjistralen Podujevë–Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, portofoli i përkiste një viktime mashkull kosovar dhe, sipas deklarimit, në të kishte rreth 800 euro para të gatshme si dhe dokumente personale, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje ndërsa viktimës i është kthyer portofoli së bashku me 500 euro para të gatshme.
“Magjistrale Podujevë–Prishtinë, 29.12.2025 – 19:00. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh që i kishte rënë viktimës mashkull kosovar dhe në të sipas tij kishte para 800 € dhe dokumente. I dyshuari nuk ka raportuar askund gjetjen e parave, ai është identifikuar e arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Viktimës i janë kthyer portofoli me 500 euro para”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska