Gjermania sot ka marrë kryesimin e presidencës së Bashkimit Evropian me të cilën 6 muajt e parë të vitit 2020 ka udhëhequr Kroacia.
Kosovarët i janë gëzuar udhëheqja gjermane me BE, dhe kanë shprehur shpresën e tyre rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, raporton arbresh.info.
Megjithatë, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Gjermania nuk mund të bëjë mrekulli.
Thank you @ApostolovaEU and @danijelabarisic for exceptional dedication & work, emphasizing Western Balkans’ importance! W. @EU2020DE we humbly embark on a very special presidency & so many expectations on us. We won’t do miracles, but promise hard work. Together 4 ?? recovery https://t.co/k5JXA9qKYl
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) July 1, 2020
Ai, ka thënë se ka shumë pritje nga Gjermania pas marrjes së kryesimit të BE-së do të punojnë shumë fortë, mirëpo ai bën me dije se s’mund të bëjnë mrekulli.
“Në nuk do të bëjmë mrekulli, por premtojmë shumë punë”, ka thënë Heldt.
E për marrjen e kryesimit të BE-së nga Gjermania ka reaguar edhe shefja e Zyrës së BE’së në Prishtinë, Natalya Apostolova.
Duke uruar ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ajo ka thënë se mund të llogarisin në përkrahjen e BE’së.
“Përgëzime për Presidencën gjermane dhe për ambasadorin gjerman në Kosovë për marrjen e presidencës sot. Prioritetet tuaja do të jenë të rëndësishme për Kosovën& ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, ka thënë Apostolova./arbresh.info
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje