Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani, është pritur sot nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës të Gjermanisë, Johanna Wanka, me të cilën ka biseduar për mundësi të reja të bashkëpunimit në arsimin parauniversitar, arsimin e lartë, por edhe në fushën e hulumtimit shkencor.
Gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në arsimin profesional, duke theksuar se arsimi profesional ka rol të jashtëzakonshëm që të krijojë kuadro për tregun e punës, njofton kumtesa nga MAShT.
Ministrat e Arsimit të dy vendeve biseduan edhe për bashkëpunim në arsimin e lartë, ndërsa ministri Bajrami kërkoi që të ketë bashkëpunim mes universiteteve kosovare dhe gjermane, duke realizuar programe të përbashkëta, shkëmbime të studentëve dhe të stafit akademik.
Ministrja gjermane e ka falënderuar për vizitën ministrin Bajrami dhe ka garantuar mbështetjen gjermane për Kosovën në fushën e arsimit. Ministrja po ashtu theksoi se e inkurajon Kosovën që të aplikojë në fonde evropiane për mbështetje në arsim dhe shkencë. Ajo u shpreh e gëzuar për faktin se Kosova është në rrugën e Bolonjës sa i përket arsimit të lartë.
Bajrami e ftoi ministren Wanka për vizitë zyrtare në Kosovë.
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...
Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xab...
“Përvëlohet” Portugalia, temperaturat arrijnë mbi 40 gradë C...
Ushtarët amerikanë zhvillojnë stërvitje në Kampin Bondsteel
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...