Gjermania do të nisë testimin obligativ të udhëtarëve që kthehen nga zonat me rrezik të lartë nga Covid-19, ka bërë të ditur të hënën Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë: “I kemi draftet e para. Duam që këtë ta koordinojnë edhe me shtetet, sepse ato duhet ta zbatojnë në aeroporte dhe stacione të trenit”.
Gjermania ka qenë më pak e prekur nga pandemia, sesa disa shtete evropiane, por numri i rasteve po rritet, raporton BBC.
Të hënën, numri i rasteve të konfirmuara në Gjermani është ngritur për 509, duke mbërritur në 210.402. Numri i të vdekurve ka mbërritur në 9.148, sipas Institutit Robert Koch.
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...