Shteti i Gjermanisë vazhdon të mbajë primatin sa i përket investimeve direkte në Kosovë.
Kjo gjë u bë e ditur përmes një publikimi nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, bazuar në buletinin e rregullt mujor të Bankës Qendrore në Kosovë, për muajin shtator të këtij viti, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjerash u tha se Gjermania vazhdon të jetë një prej shteteve më të rëndësishme për Kosovën, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe si atdheu i dytë i shtetasve kosovarë në këtë vend.
Publikimi i plotë, pa ndërhyrje:
Gjermania mban vendin e parë me investime direkte në Kosovë!
Në buletinin e rregullt mujor të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin shtator 2020, Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë të Investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës.
Gjermania vazhdon të jetë një prej shteteve më të rendesishme për Kosovën jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe si atdheu i dytë i shtetasve tanë të cilët përnga numri janë më së shumti në këtë shtet./Arbresh.info/
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Izraeli lëshon paralajmërime për evakuim në qytetet libaneze...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...