Dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Europian kanë vendosur t’i takojnë udhëheqësit shtetërorë ballkanas të hënën e ardhshme, më 29 prill, në Berlin.
Shembulli i bashkëveprimit mes qeverive të Gjermanisë dhe Francës synon të ndihmojë në nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit tonë, posaçërisht sa i përket temave të mëdha politike siç është dialogu Kosovë – Serbi.
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Edi Rama, Ilir Meta, Aleksandar Vuçiq, Ana Bërnabiq, dhe të tjerë, do të jenë të pranishëm në kryeqytetin gjerman me qëllim të “shkëmbimit joformal të ideve”, njofton Klan Kosova.
Diskutimet planifikohen të jenë të formatit të vogël.
Pas zgjidhjes së suksesshme të çështjes së emrit mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, fokusi i vendimarrësve europianë është zhvendosur në përgatitjet për etapën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku bën pjesë edhe ky takim të hënën në Berlin.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...