Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.
Kërkimi për ta po vazhdon edhe sot, raporton portali arbresh.info.
Në vendin ku po zhvillohet kërkimi ka arritur edhe gjenerali i Forcave të Sigurisë, Rrahman Rama, i cili është duke vëzhguar nga afër procesin e kërkim shpëtimit.
“Ne si forcë kemi marrë të gjitha masat dhe jemi në teren. Na vjen keq për atë që ka ndodhë, në nuk do të ndalemi derisa t’i gjejmë. Jemi në kontakt me autoritetet maqedonase, të cilat janë duke kërkuar ne territorin maqedonas. Ata e kanë bërë një ekip të kërkim-shpëtimit. Nëse ka nevojë nuk shoh ndonjë problem nga pala maqedonase”, është shprehur ai.
Vetura është nxjerrë nga lumi, ndërkohë që dje gjatë ditës janë bërë kërkime nga FSK-ja, njësitë për kërkim-shpëtim dhe banorët e komunave Hani i Elezit dhe Kaçanik./Arbresh.info/
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...