Për dallim nga viti 2018, ku në nivel vendi kanë qenë të raportuara 830 raste të zjarrit, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, janë 4 mijë e 700 raste.
Po digjen më shumë se 20 hektarë në malet e Qerretit.
Në këtë zonë, ekipet e zjarrfikësve të Gjakovës, nuk kanë mundësinë që të intervenojnë, raporton KTV.
Sipas komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve në këtë komunë, kjo pjesë është e minuar dhe zgjidhja e vetme do të ishte ndërhyrja e helikopterit.
Zjarret, sipas Gashit, po shkaktohen nga njerëzit.
Latif Zeka, komandant i Zjarrfikësve në Prishtinë, ka thënë se vetëm për 3 muaj, janë 656 raste të zjarrit në kryeqytet.
Por, në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, po e vlerësojnë alarmante situatën, sa i përket zjarrvënies.
Zjarre të shumta janë shkaktuar në gjithë vendin së fundmi, në kohën kur qytetarët djegin qëllimshëm tokat e tyre bujqësore, por shkaku i erërave, zjarri po përhapet me lehtësi në hapësira të mëdha.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...