Të shtunën, një i mitur ka plagosur aksidentalisht me pushkë gjuetie vëllain e tij 10-vjeçar në Suharekë.
Gjendja e viktimës pas intervenimeve është stabile dhe është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdimin e trajtimit.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.
“Një 10-vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, kardiovaskulare , ortopedisë dhe kardioplastike, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja e tij është stabile”, tha Syla./Arbresh.info
LEXO EDHE:
I mituri qëllon aksidentalisht me pushkë gjuetie vëllain e tij në Suharekë
“Është një hero i vërtetë”, Albanese i shkon për vizitë në s...
Sulm me thikë në Moskë/ I mituri vret një bashkëmoshatar dhe...
Era e fortë rrëzon Statujën e Lirisë në Brazil
Vrasje në tentativë në Prishtinë, dy persona hyjnë në oborri...
“Është e padrejtë të ushtrosh presion shtesë mbi gjyqtarët” ...
Tentativë vrasjeje në Partesh, dy të lënduar rëndë me kaçavi...