Është gjetur personi që ka rënë mbrëmë në Liqenin e Livoqit në Komunën e Gjilanit.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit.
Hashani ka thënë se viktima mashkull është nxjerrë të dielën rreth orës 10:00.
“Njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-se rreth orës 10:25 kanë arritur ta nxjerrin nga vendi ku dyshohej se ishte fundosur trupi i pa jetë i personit Shqiptar shtetas i Kosovës, (1966), me banim në Gjilan, që dyshohet të ketë bërë vetëvrasje duke rënë në ujerat e liqenit”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar gjithashtu se mbrëmjen e së shtunës pasi kanë marrë informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes por kërkimet janë ndërprerë për shkak të kushteve jo të përshtatshme për të rifilluar në mëngjes.
“Policia e Kosovës është njoftuar mbrëmë rreth orës 18:00 se një veturë e hapur gjendet pran Pendës së fshatit Livoq i Eperm. Policia e Kosovës me urgjencë ka dalë ne vendin e ngjarjes, nga indicjet e para ka pas dyshime se personi mundë të ketë rënë në liqen. Janë thirre njësitet e hetimeve rajonale, bashkë me prokurorin e shtetit, si dhe njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-së. Për shkak të kushteve jo të përshtatshme errësire e thellë janë ndërprerë kërkimet, për të filluar sot nga orët e hershme të mëngjesit”, ka thënë Hashani.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit ka thënë gjithashtu se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“ Prokurori i shtetit ka urdhëruar që për momentin rasti të cilësohet “vdekje e dyshimtë”, gjersa trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion në IML ne Prishtinë. Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale janë duke hetuar për rrethanat e këtij rasti të rëndë”, ka përfunduar ai.
Ndryshe arbresh.info mbrëmjen e së shtunës ka raportuar për personin që ka rënë në Liqenin e Livoqit në Gjilan./Arbresh.info/
Lexo edhe: Dyshohet për një person të vetëvrarë, policia po kërkon në liqenin e Livoqit në Gjilan
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?