Policia e Kosovës njofton se Deçan një person i komunitetit serb është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.
Në një njoftim për media policia thotë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit policia së bashku me zjarrfikësit kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës dhe kanë vërejtur një trup pa shenja jete.
Policia njofton poashtu se me e urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, shkruan arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Viktima B. Q. lindur me 24.10. 1962 Serb/Kosovarë, më vendbanim në Deçan, nuk ishte vërejtur e as lajmëruar për një kohë. Policia me tu informuar për rastin ka marr veprime të nevojshme me qëllim të vend ndodhjes.
Sot, me datë 02.06. 2020 rreth orës 12:20 Policia se bashku më njësitin e Zjarrfikësve më urdhër të Prokurorit shtetit, kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës dhe kanë vërejtur një trup pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestarë.
Me urdhër të Prokurorit Shtetit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore./arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...