Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec

09:36 | 23 Qershor 2026
E H

Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Rahovec.

Sipas njoftimit, viktima mashkull me shtetësi kosovare është konstatuar i vdekur nga mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore nga organet kompetente.

“Rahovec / 22.06.2026 – NN. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimor”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale