Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

20:51 | 23 Korrik 2026
H.E

Një burrë 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan, gjatë ditës së enjte.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit.

Sipas Policisë, nga veprimet fillestare hetimore nuk janë evidentuar dyshime për vepër penale të vrasjes.

“Me datën 23.07.2026 rreth orës 18:26, kemi pranuar informacion se në banesën e tij në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur më 1988. Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete. Bazuar në hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes”. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Hetimet janë duke vazhduar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit nga hetues policor të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.”, ka deklaruar Osmani.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë.

Shpërndaje në rrjete sociale