Një person i vdekur është gjetur brenda një veture në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.
Lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha ai./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...