Një person është gjetur pa shenja jete, në Rahovec.
Viktima, një 86-vjeçar, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, raporton IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
“Më datën 04.02.2026, rreth orës 08:35, është raportuar se një mashkull kosovar, i lindur në vitin 1940, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion si dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”” deklaroi Elezi.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, teksa më herët u raportua se viktima u gjet i vdekur nga një familjar, që kishte shkuar për vizitë.
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...
Bëhet thirrje për kursim të ujit në Ditën Botërore të Ujit
Bajrami: Qeveria të ulë urgjentisht taksat në karburante
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...