Një person është gjetur pa shenja jete në tavanin e shtëpisë së tij në fshatin Shirokë të Suharekës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Shaqir Bytyqi i cili tha se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Suharekës.
“Me datë 20/04/2024 rreth orës 15:46 policia është njoftuar se në fshatin Shirokë -Suharekë, në shtëpinë e tij dyshohet se një person ka bërë Vetevarje me litar. Policia menjeher ka shkuar në vendin e ngjarjes, në vendngjarje është gjet viktima në tavanin e shtëpisë së tij.”, tha Bytyqi.
“Viktima është A. (R) T. I lindur me 1992. Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka dalë edhe nje ekip nga Emergjenca -QKMF -Suharekë, rreth orës 16:00 mjeku ne vendin e ngjarje ka konfitmuar Vdekjen e viktimës”, tha ai.
“Kqyrja e vendit të ngjarjes dhe mbledhja e dëshmive është kryer nga Sektori i Hetimeve nga Stacioni Policor i Suharekës dhe Sektori Rajonal I Hetimeve nga Prizreni.”, bëri të ditur ai.
Ndër të tjera, Bytyqi tha se me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe hapet rasti “Hetim I Vdekjes “./Arbresh.info/
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona