Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Keqekollë, FSK-ja e asgjëson pa incidente

08:48 | 13 Korrik 2026
H.E

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të dielën në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, vendi i ngjarjes është siguruar nga njësitë policore, ndërsa ekipi për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit pa asnjë incident.

“Keqekollë, Prishtinë / 12.07.2026 – 14:36. Është raportuar për një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale