Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka njoftuar se gjatë groposjes afër një peme ka gjetur një objekt të dyshimtë, i cili dyshohet të jetë një granatë dore.
Njësia policore ka siguruar menjëherë vendin e ngjarjes, ndërsa Njësia për Deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërhyrë për të kryer eksplodimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar, pa ndodhur ndonjë incident.
“Terpezë, Malishevë / 28.08.2024 – 19:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke groposur afër një peme ka hasur në një mjet të dyshimtë (granatë dore). Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për Deminim e FSK-së qe e ka bërë eksplodimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident”, thuhet në raport./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar