Gjendet mjet i dyshuar shpërthyes në Parkun Nacional të Lubotenit

09:15 | 28 Korrik 2026
H.E

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në Parkun Nacional të Lubotenit, teksa një qytetar ishte duke mbledhur boronica.

Sipas Policisë së Kosovës, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente./Arbresh.info

“Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info