Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Veternik: Personi u gjet pa shenja jete në automjet

16:43 | 28 Janar 2026
R J

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në një veturë në lagjen Veternik në Prishtinë.

Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës nga Prishtina

Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

Ai ka bërë të ditur edhe se policia së bashku me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimet mbi vdekjen e viktimës.

‘’Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, ka njoftuar Pllana./Arbresh.info