Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.
Ai shtoi se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
‘Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, tha Osmani./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër