Një shtetas gjerman është gjendur i vdekur në një banesë në Gjakovë, sonte rreth orës 20:00, shkruan arbresh.info.
Një person ka lajmëruar policinë nënë dyshimin mbi situatën e tij shëndetësorë dhe më të hapur banesën viktima është gjetur i shtrirë në krevat, ku më pas mjeku kujdestar ka konfirmuar edhe vdekjen e tij.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Datë 06.11.2021 rreth orës 20:00, -Gjakovë, pas kerkeses se nje bashkepunetoreje per verifikim te nje shtetasi gjerman mbi situaten shendetesore te ti, policia se bashku me pronarin e baneses ku banonte shtetasi gjerman, dhe me urdher te prokurorit kujdestar ka hyrë ne banese dhe ka gjeturë shtetasin gjerman te shtrirë ne krevat. Ne vendngjarrje ka dalë mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e ti”, tha ai.
Tutje Xhurkaj tha se rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.
“Rasti eshte hapur si ‘’Vdekje e dyshimte’’ dhe se trupi i pa jete te dërgohet për ekzaminim ne institutin e mjekësisë ligjore.Ne lidhje me rastin janë informuar te gjitha Njësitet Relevante për veprimet e mëtutjeshme ju informojmë me raporte shtese’, tha Xhurkaj./arbresh.info/
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...