Ekipi mjekësor ka arritur të gjejë femrës e prekur me Covid 19 e cila kishte ikur nga Spitali Rajonal në Gjakovë ku ishte duke u trajtuar.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se e dyshuara është sistemuar përsëri në spital, shkruan arbresh.info.
“Fsh. Sapniq, Rahovec 02.07.2020-10:30. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Gjakovë e infektuar me Covid 19, ka arritur të largohet nga aty dhe të shkojë në shtëpinë e saj. Ekipi mjekësor ka arritur ta marr të dyshuarën dhe ta sistematizojë në Spitalin e Gjakovës”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...