Gëzim Trakaniqi nga Pejë është gjetur nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij me 22.05.2024.
Viktima është gjetur në qytetin e Gjakovës nga një patrullë policore, dhe pas kontrolleve mjekësore në koordinim me prokurorin e shtetit u është dorëzuar familjarëve, përcjell Arbresh.info.
“Policia menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme pёr gjetjen e personit tё zhdukur, gjithnjë nё koordinim me Prokurorin e shtetit. Me autorizim tё Prokurorit tё shtetit me qellim tё lokalizimit tё tij ёshtё bёrё njё kërkesë pёr bashkёpunim me qytetarët. Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, kanё punuar intensivisht pёr gjetjen e personit tё zhdukur”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Sot me datё 30.05.2024, nga njё patrull Policore nё qytetin e Gjakovёs, ёshtё hasur nё personin e zhdukur, i cili pas identifikimit ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Gjakovё, e mё pas i njëjti ёshtё sjellur nё Sektorin Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё pёr intervistim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...