Një mjetë i pashpërthyer që dyshohet se ka mbetur nga lufta e fundit në vendi, është gjetur sot në oborrin e një kompanie në Krushë të Vogël në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se mjeti eksploziv nga njësiti i deminimit është vlerësuar si mjet shumë i rrezikshëm “bombë kasetore antitank”.
“Me datën 11.12.2024 rreth orës 14:30 nëpërmes telefoni policia është informuar se në oborrin e një kompania në Krushë të vogël, Prizren (ish-“podrumi I verës”) dyshohet së gjatë punimeve me eskavator është gjet një mjet eksplosiv I pa shpërthyer. Nga pamja mjeti duket të jetë një “bomb kaset” e mbetur nga lufta e fundit. Policia ka dal në vendngjarje dhe ka siguruar vendin. Njësitet përkatëse policore kanë ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin dhe gjithashtu është informuar edhe njësiti deminimit të FSK -s. Njësiti I deminimit ka dal në vendngjarje dhe ka udhëzuar që të mbyllen të gjitha rrugët që qojn në atë drejtim ngase mjeti eksploziv është vlerësuar si mjet shumë I rrezikshëm “bomb kasetore antitank””, tha Bytyqi.
Pasi që është siguruar rrethina mjeti eksploziv është plasur ( shpërthyer) në vendngjarje pa ndonjë incident./Arbresh.info


Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...