13-vjeçarja nga Istogu, Arta Hajzeraj, e cila ishte raportuar e zhdukur në qytetin Zwickau të Gjermanisë që nga data 27 qershor, është gjetur shëndosh e mirë.
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se ajo është kthyer shëndosh e mirë në shtëpi, pranë familjes.
“Lajmi i mirë është konfirmuar pak më parë nga babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe. Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...