Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas gërmimeve në lokacionin e varrezave në Prekaz kanë hasur në mbetje mortore.
Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se mbetjet mortore të viktimave mund të jenë në Listën e Personave të Zhdukur, përcjell Arbresh.info.
“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj”, thuhet në njoftim.
“Pas disa orë gërmimeve, ekipet kanë hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...
Qeveria vendos, Kuvendi e ka në dorë dërgimin e trupave të F...
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...