Një person ka njoftuar policinë se në oborrin e tij ka gjetur një qese të zezë, brenda të cilës ndodheshin dy granata dore.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:50 në Lipjan.
Sipas raportit të policisë, njësia policore ka siguruar menjëherë vendin e ngjarjes dhe ka thirrur ekipin e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it.
Granatat u shpërthyen nën kontroll, pa pasur asnjë incident.
“Lipjan / 20.03.2025 – 12:50. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në oborrin e tij ka gjetur një qese të zezë në të cilën ishin dy granata dore. Njësia policore ka sigluara vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi për deminim e FSK-së dhe KFOR-it që e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet në raport./Arbresh.info
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët