Në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicën e veriut, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake, dy çanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë.
Sipas Policisë, lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar.
Rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë Veri / 06.12.2023 – 14:35. Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy qanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë). Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...
Vrasja me nëntë plumba në Llapashticë të Podujevës, i akuzua...